VIDEO | “Veni, vidi, vici”, Skocia shëtit dhe ne vetëshkatërrohemi

Një Shqipëri pa identitet, e shthurur, pa busull dhe e turpëruar. Skocia na shkërmoq në “Loro Boriçi” duke na mundur 4-0, duke dominuar në shtëpinë tonë, sikur të mos ishim në fushë fare. Ndeshje më e dobëtat në vitet e fundit, e cila nisi keq dhe përfundoi në mënyrë skandaloze, pasi tashmë rrezikojmë rënien nga Liga C.

Penallti, gola pa fund në portën e Berishës, skuadër e vendosur keq takitkisht dhe asnjë goditje në portë. Një ndeshje për t’u harruar, me Kombëtaren që u duk si një anije pa timon, me skocezët që bënë çfarë deshën, erdhën panë morën fitoren dhe tashmë shohin për vendin e  parë.

Dita e mirë duket që në mëngjes dhe kuqezinjtë u ndëshkuan në rastin e parë të rrezikshëm të skocezëve. Më shumë se një rast i miqve ishte një dhuratë e skuadrës tonë, me Xhakë që humbi topin dhe i dha mundësinë Frejzër it të “vallëzonte” në zonë dhe të mposhte Berishën. Në disavantazh dhe të demoralizuar, por problemet sapo kishin nisur.

Pa u mbushur 10 minuta nga goli i pësuar Shqipëria mbeti me 10 lojtarë., Mërgim Mavraj u nënshkrua në mënyrë të çuditshme nga kryesori me të kuq, duke “tradhtuar” skuadrën, pasi ishin dhe shumë minuta për t’u luajtur. Veprim shumë skandaloz nga ana e Mavrajt. Në fundin e pjesës së parë kishte vend dhe për një 11-metërsh për miqtë, të cilët dyfishuan.

Në pjesën e dytë u duk sikur të besuarit e Panuçit prisnin me zor që të mbyllje ndeshja, pasi inkursionet e Uzunit dhe Grezdës, nuk krijonin as situata të rrezikshme. Miqtë shënuan dhe dy herë, duke e bërë akoma dhe më të zymtë atmosferën në Shkodër, me Panuçin që nuk foli thuajse fare me skuadrën e tij. Tifozët e irrituar nuk u përmbajtën dhe nisën ofendimet në kor ndaj trajnerit italian, i cili tashmë sheh stolin të lëkundet, pasi ekipi i tij nuk ishte në fushë.

Një Shqipëri e turpëruar!

Liga e Kombeve, e shtunë, 20:45
Stadiumi “Loro Boriçi”, Liga C
Shqipëri 0-4 Skoci
Shënues: 
Frejzër 14′, Fleçër 45+2′, Forrest 53′, 67′

Shqipëri: Berisha, Veseli, Gjimshiti (Dermaku 53′), Grezda, Memushaj, Manaj (Balaj 62′), Xhaka, Mavraj, Binaku, Kaçe (Isamjli28′), Uzuni. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Strakosha, Kastrati, Lila, Kaja, Ademi, Vrioni,  Lilaj, Ndoj, Gavazaj.

Skocia:  A. MekGregor, Paterson, Robertson, Bejts, Mekkena, K. MekGregor, Forrest, Amstrong, S. Fleçër, Kristi, Frejzër. Trajner: A. MekLeish.

Kartonë të verdhë: Manaj 13′, Mavraj 22′

Karton të kuq: Mavraj 23′

DIREKT

67′ – Skocia realizon dhe golin e katërt me anë të Forrest!

 

53’ – Forest avancon i vetëm dhe përballë Berishës nuk gabon, duke shënuar dhe golin e tretë për skocezët.

51′ – Uzuni tenoti nga distanca, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

45+2′ Manaj prek topin me dorë brenda zone dhe gjyqtari akordon 11-metërsh, Fleçër  nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë!

23′ – Mavraj merr një karton të kuq, të pakuptimtë, pasi edhe gjyqtari fillimisht i tregon kartonin e verdhë dhe më pas të kuqin, për sjellje antisportive.

14′ – Frejzër rrëmbeu një top nga Xhaka dhe avancoi vetë në zonën kuqezi, duke e mposhtur Berishën me një goditje mjaft të bukur.

11’ – Binaku harko nga e majta, por Uzuni nuk arrin dot që të devijojë, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.

Stadiumi gati i mbushur plot, me tifozët kuqezi që janë rreth 9000 vetë dhe afro 2000 tifozë miq

1′ – NIS NDESHJA!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *