Shkumbini e humbi në tavolinë ndeshjen me Naftëtarin, por njëkohësisht edhe me heqjen e 3 pikëve. Arsyetimi i Komisionit të Disiplinës ishte për shkak të akteve të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes. “KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . ë aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%”.
Kanë reaguar përmes një postimi në faqen e tyre peqinaset, të cilët kanë sulmuar drejtpërdrejt gjyqtarin e kësaj sfide, duke kujtuar se ai kishte qenë pjesë e dhunës në Këlcyrë. Faqja e Peqinit hedh akuza jo të vogla në drejtim të gjyqtarit Paci, duke konsideruar këtë të fundit di një “palaço me shkollë”.
“Te dashur miq, pak kohë më parë zotëria në fjalë, i cili quhet “Alvi Paco” ra pre e një dhune të pa precedentë në Këlcyrë.
E dënojmë dhunën dhe jemi kundër saj absolutisht.
Zotëria në fjalë doli në një intervistë në “Top Channel” qahej rreth dhunës të shkaktuar kundrejt tij dhe pothuajse i rënë moralisht pohoj qe kjo është puna e tije e vetme qe ai ka.
Na erdhi keq kur e pamë në atë gjendje, por ja që mbas disa kohesh na qëllon rasti të jemi pjesë e skenave më qesharake të bëra nga ky arbitër që nga themelimi i këtij klubi.
Një aktor i lindur, një “Palaço me shkollë” që pretendon që po e kryen mjaft mirë rolin e tij të dhënë nga “Big Brother”, i cili komandon nga lart..
Shpesh herë shikojmë dhe postimet tona në mos ne e teprojmë në disa raste, por kush nuk e provon në kurriz këtë baltosje që po i behet një ndër ekipeve me më vlerë në Shqipëri nuk e kupton.
I dashur Alvi, ju dhe shokët tuaj nga lart jeni kanceri i një shoqërie dështake që orkestron të gjithë këtë “rrëmujë”.
Ti meriton më shumë se ajo që të ndodhi në Këlcyrë sepse je një ndyrësirë e vërtetë.
P.S nëse keni dëshire t’ia shprehni dhe ju falënderimin zotit Alvi Paco, e gjeni po me të njëjtin emër.”