I mbytur në para por i pashpresë, Song rrëfen makthin që kaloi në Rusi

Nga larg mund të mendohet se jeta e një futbollisti të niveleve elitare është një parajsë, por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Nuk kanë qenë të paktë lojtarët që kanë kaluar probleme të mëdha nga ana e shëndetit mendor. I fundit që ka rrëfyer një eksperiencë të tillë ka qenë ish-mesfushori i Barcelonës Aleks Song, i cili nuk ka aspak mall për eksperiencën e tij në Rusi ku luajti për një vit për skuadrën e Rubin Kazanit.

Song nuk pranoi të jetonte në Rusi me familjen, pasi e dinte që jetesa në Kazan do të ishte një shok shumë i madh për gruan dhe dy fëmijët e tij, që ishin stabilizuar prej më shumë se dy vitesh në Londër: “I merrja në telefon dhe i thoja që isha mirë, por nuk ishte aspak kështu. Nuk kisha asnjë shok. Shkoja në stërvitje e kthehesha në hotel, ku qëndroja gjithë kohës para telefonit ose laptopit. Isha aq i pamotivuar saqë nuk i ndeza dritat e dhomës së së hotelit për javë të tëra. Bota ime ishte vetëm telefoni dhe laptopi, diçka kjo që nuk është aspak e shëndetshme”.

“Drejtuesit e Rubin Kazanit më premtuan se do të më gjenin një shtëpi, por duhet të mbaronin punimet. Kaluan tri muaj dhe përherë më thoshin prit dhe pak. U ndjeva shumë keq, pasi çdo pjesëtar tjetër i skuadrës e kishte shtëpinë e tij”, tha kamerunasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *