Mesut Ozil ka arritur marrëveshjen për të qëndruar te Arsenali, të paktën deri në vitin 202, megjithatë turko-gjermani mund të kishte qenë lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Diçka të tillë e ka zbuluar agjenti i lojtarit, i cili ka treguar e klienti i tij ka refuzuar një ofertë të çmendur nga Azia, ku ai mund të përftonte 1 milion paund në javë. Do të ishte një çmendur, por Erkut Sogut ka treguar se Ozil nuk preferoi që të ndiqte paratë, por të qëndronte në Angli, për të luajtur në nivele të larta dhe për disa vite.
“Kishim disa oferta stratosferike nga Azia. Ishin disa oferta të çmendura. Por, për Mesut paraja nuk është faktori kryesor. Edhe pse fitimi është diçka me shumë rëndësi, duhet të shohim dhe për futbollin e luajtur dhe për aftësitë që lojtari ka.
Ozil ka luajtur në shumë skuadra të mëdha, por ka qenë dhe numri 10 te Gjermani kur fitoi Kupën e Botës. Ai bëri një zgjedhje me zemër edhe pse ne ishim të lirë të nënshkruanim me çdo skuadër. Kur unë e pyeta se çfarë do të bënin, ai më tha se Arsenali ishte shtëpia e tij”.