VIDEO | Andoni e Sahiti fitojnë derbin me Lilën, Hasani mahnit Hungarinë

Florent Hasani, ish-mesfushori i Vushtrrisë dhe Trepccës ’89, ka qenë vendimtar për Diosgior në ndeshjen kundër Debrecenit. Mesfushori i Kosovës U21 ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur në minutën e 38-të.

Me një goditje nga jashtë zone ka befasuar portierin mik dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që shkon në kuotën e 9 pikëve. Diosgior synon mbijetesën në elitën e futbollit hungarez dhe kjo fitore ishte shumë e rëndësishme.

Në Greqi pati një derbi mes shqiptarësh. Faton Andoni dhe Andi Lila ishin në fushë për 90 minuta në përballjen AEL Larisa-Pas Janina. Ndeshja u mbyll 2-0 në favor të AEL, ndërkohë që kavajasi mori një karton të verdhë në minutën e 80-të. Nëntë minuta më pas Suad Sahiti zbriti në fushë për vendasit dhe në fund festoi fitoren e skuadrës së tij.

https://www.facebook.com/M4sport.hivatalos/videos/255236445168348/UzpfSTEyOTA0ODMwNzE1NDkxMzoyMDMwNDMwODU3MDE2NjM5/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *