Zakonisht zëvendësimet në futboll bëhen më synimin për të ndryshuar gjërat për mirë në fushë, por asnjë trajner nuk mund ta parashikojë nëse vendimi i tij do të përmirësojë gjërat, apo prishë ekuilibrat.
Është si një lotari në shumë raste dhe “bingo” javën e shkuar bëri trajneri i ri i Duisburgut Torsten Liberneht, i cili në avantazh 1-0 kundër Paderbornit vendosi të hidhte në fushë sulmuesin Boris Tashçi.
There's having an instant impact.
Then there's this… ?? pic.twitter.com/4kwkK9urwl
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 8, 2018
Ishte minuta e 63-të, 25-vjeçar ukrainas vrapoi qetësisht drejt sulmit dhe sapo iu afrua zonës i erdhi një kros joshës. Pa menduar gjatë, një predhë nga distanca dhe supergol, i pari sezonal në kampionat për sulmuesin që sezonin e shkuar shënoi 11 gola në Bundesligën 2.
Vetëm 10 sekonda në fushë, gol me prekjen e parë të topit dhe mbaroi aty, ndeshja nuk pati më gola. A nuk është ky zëvendësimi perfekt?!