Prishtina ka arritur një rekord historik sot, pasi ka mundur që të fitojë ndaj skuadrës ukrainase të Cherkaski Mavpy, në transfertë. Duke qenë se Ukraina nuk e njeh Kosovës, kjo ndeshje u zhvillua në Lituani, ku skuadra e kryeqytetasve të Kosovës, arriti që të merrte një fitore me rezultatin 92-82.
Ishte suksesi i tretë për skuadrën kosovare, që tashmë siguron kalimin në raundin dytë, ndonëse kanë edhe dy ndeshje për të luajtur. Prishtina vijon me paraqitjet e saj të mira në basketboll dhe tashmë synon që të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, që në të ardhmen t’i hapë udhë vetes për të tjera organizime ndërkombëtare.
Ndeshja e radhës e Prishtinës, është në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më datën 13 nëntor në orën 19:00 ndaj Steauas së Bukureshtit. Synimi i ”Dardanëve” tashmë është vendi i parë, edhe pse është shumë e vështirë që të arrihet.