Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, janë mposhtur pas dy fitoreve të para në kampionat. Kanë qenë Denver Nuggets që i kanë mposhtur me rezultatin 100-98, ndërkohë që vendasit arritën të bllokojnë sulmin e fundit të Warrios përmes Juancho Hernangomez dhe festuan fitoren.
Asgjë e rastësishme, pasi Nuggets kanë synime madhore gjithashtu dhe deri më tani po bëjnë mirë. Ata kanë regjistruar vetëm fitore në tre ndeshjet e para. Kevin Durant (20 pikë, 7 asiste, 11 rikuperime) dhe Stephen Curry (20 pikë, 6 asisite, 4 rikuperime), të cilët shënuan më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tyre, nuk i bënë dot ballë Nugetts.
Të gjithë lojtarët e vendasve realizuan pikë dhe në fund fituan. Gary Harris spikati me 28 pikët e realizuara, ndërkohë që edhe Nikola Jokiç ishte në lartësinë e duhur. Veç 23 pikëve të shënuara, ai dha 6 asiste dhe rikuperoi 11 topa.
Ndeshja e luftuar ishte edhe ajo mes Houston Rockets dhe LA Clippers. Këta ta fundit fituan me vetëm tre pikë diferencë, teksa rezultati i përgjithshëm i regjistruar ishte 115-112. James Harden mund të ishte heroi, por në tentativën e fundit për tre pikë nuk realizoi.
Një përballje e balancuar, teksa perioda e parë dhe e u dytë u mbyllën me rezultatet 29-24, 25-29. Vetëm një pikë diferencë pas përfundimit të gjysmës së ndeshjes. Clippers ishin më lart në periodën e tretë dhe e çuan diferencën në 9 pikë, ndërkohë që tentativa e Rockets për të përmbysur gjithçka në periodën e fundit shkoi dëm. James Harden ishte më i mir, me 31 pikë e 14 asiste.
Cleveland Cavaliers pa LeBron James nuk dinë të fitojnë. Humbja e tretë në kampionat dhe e pësojnë në shtëpi 111-133 me Atlanta Hawks. Edhe Oklahoma City thunder kanë shtuar numrin e humbjeve, teksa u thyen 120-131 nga Sacramento Kings.
Cleveland Cavaliers-Atlanta Hawks 111-133
Denver Nuggets-Golden State Warriors 100-98
Oklahoma City Thunder-Sacramento Kings 120-131
Los Angeles Clippers-Houston Rockets 115-112