Përgënjeshtron Lushtaku: Lajm i pavërtetë! Politikë e klubit, por marr masa me avokatin tim

Kushtrim Lushtaku iu përfol se ka pasur një incident me trajnerin e tij në Gjermani, saktësisht tek skuadra e Forchajm. Gjithsesi, “SportEkspres.com” ka kontaktuar me lojtarin dhe ky i fundit e ka përgënjeshtruar lajmin.

Për portalin tonë, vetë mesfushori, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, por dhe e Kukësit e Flamurtarit në Shqipëri shprehet se ai po merr masa me avokatin e tij për këtë lajm të rremë. Vetë Lushtaku sqaron se kjo është një politike e klubit.

“Kjo e cila po flitet për mua është një gënjeshtër. Jam në dijeni që një lajm të tillë e kanë nxjerrë mediat gjermane. Është një politike e klubit dhe unë po marr masa me avokatin tim. Nuk dua që lajme të tilla të pavërteta të përhapen. Nuk është e vërtetë ajo që është shkruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *