Mbi dy vjet vuajtje dhe pritje, Santi Kazorla kthehet te goli

Thuajse të gjitha historitë, të bukura apo jo, mund të kenë fund të lumtur. E tillë është edhe ajo e Santi Kazorlas, që mbrëmjen e së enjtes në Europa League i dha fund agonisë, e ila zgjaste prej më tepër se dy vjetëve. Ishte 10 shtatori i vitit 2016.

Në “Emirates” luhej ndeshja Arsenal-Sauthampton: aty Kazorla kishte realizuar golin e fundit në Premier Ligë. Për të gjetur rrjetën e fundit të realizuar në arenën ndërkombëtare, duhet të kthehesh mbrapa në marsin e vitit 2011 kundër Bajer leverkuzen. E kishte realizuar pikërisht me fanellën e Vijarealit, sepse me Arsenalin në Europë nuk ka shënuar kurrë.

Tashmë, ai u kthye te goli. Në minutën e 96-të, me një penallti falë së cilës i dhuroi “nëndetëses së verdhë” barazimin në fushën e Spartakut të Moskës. Një rrjetë tejet e rëndësishme, mbi të gjitha për Santin, i cili u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Hyri në fushë për të ndryshuar rezultatin, për t’u kthyer te goli, pas përjetimit të tmerrshëm, të cilin e rrëfeu në mënyrë të detajuar (dhe të frikshme).

“Jam shndërruar në një pazëll, por ka pjesë të trupit tim që ndodhen në vende ku nuk duhet të jenë”, ishin fjalët e lojtarit. Odiseja nisi pas një infeksioni bakterial, që ia shndërroi kockën e kaviljes “si prej plasteline, thuajse e kishte tretur të gjithën”. Rindërtimi u realizua nëpërmjet 11 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe transplantit të lëkurës nga krahu, aty ku më parë kishte një tatuazh, që tashmë ka mbetur vetëm përgjysmë.

“Fillimisht morrën një pjesë të lëkurës nga kofsha dhe ma vendosën në krah. Kjo u bë për të mbuluar arterien, pasi ishte e nevojshme që të më merrnin lëkurë nga krahu, për ta vendosur në këmbë. Në këtë mënyrë më krijuan një tendinë të re. Por, faji është vetëm i imi, sepse vendosa mjekun që do të më operonte. Duhej të isha transferuar në Spanjë prej ditës së parë, nuk mund të fajësoj askënd tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *