Ardi Mema merr ofertë nga Halili, mungon konsensusi me Ze Marian

Ditën e djeshme “SportEkspres.com” raportoi se Ze Maria është praktikisht i larguar nga Tirana. E vërteta është që drejtuesit nuk e duan më brazilianin, por ky i fundit nuk pranon që të largohet pa marrë një dëmshpërblim të majmë dhe normalisht i leverdis që të vijojë punën në krye të bardhebluve, duke pritur që Refik Halili ta shkarkojë.

Ndonëse mungon një rrugë e mesme për të ndërprerë bashkëpunimin me Ze Marian, drejtuesit e Tiranë nuk qëndrojnë në vend, por kanë nisur negociatat për trajnerin e ri që mund të marrë drejtimin e skuadrës. Sipas asaj që shkruan “Telesport”,  Refik Halili ka telefonuar Ardi Memën, që aktualisht është ndihmësi i Ilir Dajës tek Flamurtari dhe  ika bërë ofertë për të marrë drejtimin e Tiranës.

Mema është kandidatura e parë për Halilin, i cili tani pret përgjigjen nga Vlora. Personi në fjalë nuk është një emër i panjohur për “familjen” bardheblu, pasi në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij për 24-herë kampionët e vendit dhe tani ka mundësinë që të rikthehet sërish në krye të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *