Çdo futbollist pasi kalon të 30-at mendon fundin e karrierës, ndërsa për portierët fundi është disi më i largët, kjo për shkak se pozicioni i tyre në fushë nuk do shumë impenjim fizik. Ka qenë disi i papritur vendimi i portierit të Rusisë dhe kapiteni i CSKA-së së Moskës, Igor Akinfev për të lënë Kombëtaren.
“Gardiani” ka reaguar përmes një postimi që klubi i tij ka nxjerrë, ku vetë Akinfev tregon se zgjedhja e tij është për t’i lënë atyre që janë më të rinj në moshë për të dhënë kontributin e tij për Kombëtaren. Askush nuk e kishte pritur që pas një performancë aq të mirë në Kupën e Botës ai të deklaronte tërheqjen.
Gjithsesi, Akinfev ka preferuar që të tërhiqet me kokën lart, duke e konsideruar një sukses arritjen deri në çerekfinale në Kupën e Botës. Kujtojmë që të njëjtin veprim bëri dhe Filip Lahm kur gjermani doli Kampione Bote në 2014 edhe pse ishte vetëm 29 vjeç.