Kombëtarja e 21-vjeçarëve që drejtohet nga Alban bushi ka dy ndeshje me Italinë dhe Estoninë në mesin e muajit tetot. Kualifikimi është një mision i pamundur megjithatë synimi kryesor i Shpresave është që të përgatisë lojtarë për në skuadrën e parë.
Nga Maqedonia vjen lajmi se për këtë sfidë Bushi ka ftuar dhe sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri. Ka qenë vetë klubi tetovar që ka bërë me dije lajmin, teksa përmes një deklarate të postuar në sajtin zyrtar ja bërë me dije se lojtari i tyre do të jetë pjesë e një skuadre tjetër kuqezi, këtë radhë të përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Shqipërisë.
“Sulmuesi anësorë i Shkëndijës merr ftesë për tu bashkuar me shpresat kuqezi për ndeshjet eliminatore me Italinë dhe Estoninë.
Forma e mirë që po kalon me Shkëndijën ka bërë që Omar Imeri të futet në radarët e përfaqësueses U21 të Shqipërisë. Stafi teknik i shpresave kuqezi në krye me Alban Bushin vlerësojnë paraqitjet pozitive të Imerit, duke vendosur ta marrin në kombëtaren e re.
Federata shqiptare e Futbollit zyrtarisht ka dërguar ftesë për Omar Imerin të cilin e kërkojnë tu bashkohet për dy ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kampionatin Europian për të rinj. Shqipëria U21 më 11 tetor luan si vendase me Italinë U21, ndërsa pesë ditë më vonë (16 tetor) pason transferta me Estoninë U21”.