Ndeshja e parë si titullar në Premier Ligën ruse, pas asaj të luajtur dhe fituar 4-0 në Kupë ndaj Volgar. Klaudio Markizio gjeti edhe golin e parë me fanellën e Zenitit.
“Princi” shënoi në ndeshjen e luajtur ndaj Anzhi Makhaçkala, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 47-të. Ish-ylli i Juventusit, i cili duket se është ambientuar me realitetin e ri, përfitoi nga një top i larguar keq nga mbrojtja dhe fluturimthi e dërgoi në rrjetë.
Megjithë, goli i Markizios nuk i shërbeu Zenitit. Numri 10 u zëvendësua pas një ore lojë, duke i lënë vendin Kokorin. Ndërkohë, Anzhi fillimisht barazoi rezultatin dhe shtatë minuta përpara fundit realizoi golin e fitores 2-1 me penalltinë e Kulik, edhe pse luante në inferioritet numerik.
https://twitter.com/ADP1113/status/1046374484368855041