Ditë speciale për moderatoren e Superiores, prej sot jashtë “merkatos”

Në mediat sportive numri i femrave ka ardhur në rritje dhe disa personazhe tashmë janë bërë shumë të njohur, si për aftësitë gazetareske, ashtu edhe për paraqitjen. Ndonëse pjesa më e madhe janë të hapura për ndjekësit, duke postuar shpesh në rrjetet sociale, ka dhe nga ata që kërkojnë privatësi dhe duan që të jenë të njohura për publikun vetëm për atë që japin gjatë orarit të punës.

Pa diskutim që Vilma Masha është një nga gazetaret më të zonja të “Supersport”, por gjithashtu dhe shumë e kujdesshme për jetën e saj private, duke qenë shumë e rezervuar. Gjithsesi, sekreti ka dalë dhe sot Masha ka një ditë speciale. Edhe pse është e diel dhe në pjesën më të madhe të rasteve është në studion e emisionit “Gol pas Gol” për të diskutuar mbi Kategorinë Superiore, sot moderatorja bukuroshe do të ketë një takim tjetër, pasi do të festojë një nga ditët më të lumtura të jetës, duke celebruar martesën.

Masha është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk ka zbuluar as emrin e bashkëshortit të ardhshëm, ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë nga zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *