Studimi për rendimentin e Ronaldos, lajme të këqija për Juventusin

Te Reali i Madridit u kthye në një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së klubit, duke thyer rekorde të një pas njëshme. Por, tashmë që Kristiano Ronaldo është transferuar në Serinë A, rendimenti i tij pritet të mos jetë në nivelet e aktivizimit në “Bernabeu”.

Lajmi i keq për Juventusin ka ardhur pas studimit të bërë nga kompania teknologjike, “Olocip”, i cili u prezantua në edicionin e tretë të Samitit të Futbollit Botëror, që ndryshe njihet edhe si kongresi ndërkombëtar i industrisë së këtij sporti.

Përfundimi i prezantua nga shefi i komunikimeve, Mario Garrido, në tavolinën e rrumbullakët të zhvilluar nga “Olocip” rreth Inteligjencës Artificiale në Futboll. Gjithçka bazuar te Analizat e parashikimeve dhe perspektivave.

Një shembull i modelit matematikor rreth paraqitjeve të Kristiano Ronaldos lidhet me numrin e golave: në Madrid ylli portugez shënonte mesatarisht 1 gol për ndeshje, ndërsa te kampionët e Italisë, Ronaldo nuk pritet të shënojë më tepër se 0,8 gola për ndeshje.

Inteligjenca artificiale merr në konsideratë tre variabla: fazën sulmuese, fazën mbrojtëse dhe ndërtimin e lojës. Bazuar në këto të dhëna, sipas analizave shkencore, te Juventusi, Kristiano Ronaldo nuk do të arrijë të përsëritë shifrat që kishte me Realin e Madridit. Megjithatë, nuk ka vetëm lajme të këqija për bardhezinjtë, sepse “pavarësisht se statistikat individuale të CR7 do të ulen, performanca e përgjithshme e ekipit do të ketë rritje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *