Shtatë ndeshje pa fitore, nënkampionët e Francës në krizë të thellë

Monako në krizë. Nënkampionët e Francës nuk po shohin dritë në fund të tunelit, pasi janë mposhtur 1-0 në shtëpi edhe nga Anzher, në ndeshjen e javës së shtatë të Ligës 1 franceze. Skuadra e Zhardim u mposht nga goli i Bahoken, në minutën e 27-të të ndeshjes. Me këtë disfatë, shkon në shtatë numri i ndeshjeve pa fitore ndërmjet kampionatit dhe Champions League-s për skuadrën nga Principata.

Kapiteni Falkao ishte i vetmi që nuk pranoi të dorëzohej pa kushte. Sulmuesi i Monako provoi me të gjitha mënyrat, por prej faktit që ishte shumë i izoluar në fushë dhe nuk u mbështet si duhej nga shokët e tjerë të skuadrës, bën që të gjitha tentativat e tij të neutralizoheshin.

Pa Mario Balotelin në fushë, Nica u kthye te suksesi, pas fitores 2-1 në fushën e Nantë. Zhalet i dha avantazhin miqve, ndërsa goli i Makengos në minutën e 69-të bëri të pavlefshëm barazimin e përkohëshëm të Nantës me Sala.

Fitore jashtë fushe edhe për Seint Etieni, që kaloi 3-2 në trasfertë me Tuluzën. 45 minutat e para u mbyllën në avantazhin e miqve me golin e Dioni, por ndeshja shpërtheu në pjesën e dytë. Gradel barazoi përkohësisht shifrat, por Kabela në të 66-ën dhe Salibur në të 75-ën i dhanë Seint Etienit në avantazhin e dyfishtë. Pas çaste më opas Durmaz shkurtoi diferencën, por ai gol nuk mjaftoi për të evituar humbjen për Tuluzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *