Pasditen e sotme Aston Vila po zhvillon ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në “Championship”. Ekipi i Aston Vilës ndeshet me Shefild Uednesdej dhe në fillimin e pjesës së dyte ka qenë pikërisht Xhon MekGin, mesfushori 23-vjeçar skocez, i cili ka shënuar një gol që nuk mund të kalohet lehtë.
Një e majtë për kornizë, ajo e mesfushorit, i cili i dhuroi barazimin e përkohshëm 1-1 Aston Vilës. Kujtojmë që MekGin ishte në fushë për 90 minuta me kombëtaren skoceze kur ata u përballen me kombëtaren tonë mbrëmjen e 10 shtatorit.
TAKE A BOW SON. Best angle yet. John McGinn. SUPERB. #AVFC pic.twitter.com/SlhAHvZyu8
— Witton Road View (@WittonRoad) September 22, 2018