Forcë e madhe karakteri, ky Juventus i tremb të gjithë

13 shtator 1995. Ndeshja e parë e sezonit e Juventus në Champions dhe bardhezinjtë përballeshin në Dortmund me Borusian vendase, që kalonte në avantazh në minutën e parë të takimit me golin e Mëler. Ekipi i Lipit reagonte me karakter dhe Padovano, Del Piero dhe Konte shënonin tre golat e përmbysjes dhe fitores së parë.

Në maj të vitit pasardhës, Juventus fitonte Champions Ligën përballë Ajaksit në finalen e Romës. Që nga ai moment, ekipi ka arritur në finale dhe shumë herë të tjera, por pa ia dalë të dërgojë kupën në Torino.

Duke ndjekur fitoren me Valencian, tifozëve të Juves i është kujtuar fitorja me Borusian e Dortmundit dhe urojnë dhe besojnë që do të përsëritet e njëjta histori në fundin e sezonit. Ky është viti i duhur për t’u rikthyer të festojnë në Europë dhe Alegri ka në duar një makinë lufte.

Dopieta e Pjaniç i dha një fitore të madhe bardhezinjve, duke llogaritur faktin që luajtën për një orë më një lojtar më pak. Dalja e Ronaldos me të kuqe karikoi më shumë ekipin, që është gjithmonë gati, di të vuajë dhe të arrijë rezultatin e kërkuar.

Skuadra e Alegrit krijoi shumë në 20 minutat e para të sfidës. Plot katër raste për gol dhe Juventus nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe përballë kundërshtarëve më modestë se ekipi spanjoll. Skuadra ka më guxim dhe po sheh përpara, duke ndryshuar pak stilin tradicional, ku ekipi tregohet i kujdesshëm dhe nuk para guxon.

Tifozët ndihen mirë dhe tashmë presin shpërthimin e Dibala dhe rikthimin e Ronaldos. Ky i fundit ndihet në shtëpinë e tij në Champions dhe ardhja në formë e argjentinasit mund t’i japë një shtysë më shumë ekipit të Alegrit, që sivjet kërkon medoemos triumfin në Europë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *