Skuadra e Gabalës, ku aktivizohen dy ish-lojtarët e Skënderbeut: Sabien Lilaj dhe Xhejms Adeni, është mposhtur në kampionat. Gabala u mund në transfertë nga Sabah Baku me rezultatin 1-0, por kjo nuk e ka penguar Sabien Lilajn të zhvillojë një ndeshje shumë të mirë.
Mesfushori 29-vjeçar është shpallur pjesë e formacionit më të mirë të javës në Azerbajxhan. Një vlerësim për Lilajn, i cili pavarësisht humbjes së ekipit të tij, ka dhuruar një paraqitje pozitive.
Gabala renditet në kuotën e katër pikëve pas javës së katërt, me gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Nefçi Bakut.