Kategoria e Parë luhet e gjitha në fundjavë. Shumica e takimeve zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy ndeshje luhen të dielën. Burreli-Vllaznia dhe Besa-Apolonia janë përballjet që do të zhvillohen një ditë pas takime të tjera.
Në grupin A sfida më interesante duket ajo mes Dinamos dhe Besëlidhjes. Velecciku-Vora është një tjetër takim që pritet të jetë i luftuar, pasi dy ekipet vjet rivalizuan fort për t’u ngjitur në të Parën. Iliria ndërkohë pret Shënkollin, kurse Korabi Erzenin.
Në grupin B Bylisi do kërkojë pikët e para në shtëpi me Turbinën, kurse në Elbasan vendasit do të përballen me Egnatian pretendente. Lushnja-Oriku dhe Pogradeci Tomori janë dy takimet e tjera të këtij grupi që zhvillohen të shtunën.
KATEGORIA E PARË – JAVA 2
GRUPI A
E shtunë, më 15 shtator
Iliria-Shënkolli
Dinamo-Besëlidhja
Veleçiku-Vora
Korabi-Erzeni
E diel, më 16 shtator
Burreli-Vllaznia
GRUPI B
E shtunë, më 15 shtator
Bylis-Turbina
Elbasani- Egnatia
Lushnja-Oriku
Pogradeci- Tomori
E diel, më 16 shtator
Besa- Apolonia