Xhorxh Ueah është nga ata që e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit botëror. I pari dhe i vetmi që fitoi “Topin e Artë”, në vendin e tij, Liberi, është një nga njerëzit më të dashur. Këtë e vërteton edhe fakti që 60% e popullit e kanë mbështetur dhe e kanë zgjedhur president të vendit.
Tanimë ish-sulmuesi i Milanit dhe PSG-së është 51 vjeç, por sërish ia ka qejfi të luajë futboll. Ka zbritur dje në fushë me kombëtaren e tij në një miqësore me Nigerinë dhe ka luajtur 79 minuta.
Ueah mbante në fanellë numrin 14-të, që është tërhequr nga qarkullimi. Në momentin e daljes së ish-sulmuesit nga fusha, ovacionet për të ishin të shumta.
https://www.instagram.com/p/BnnoU1JBRXC/?utm_source=ig_web_copy_link