Mario Baloteli ishte në bankën e të akuzuarve pas ndeshjes me Poloninë. Ndonëse trajneri Mançini u mundua ta justifikonte kanë qenë të shumta kritikat ndaj tij. Me të drejtë deri diku, pasi performancë e sulmuesit linte për të dëshiruar.
Nuk ka qëndruar pasiv nga këto sulme 28-vjeçari, i cili ka zgjedhur profilin e tij në “Instagram” për të reaguar. “Unë jam i fortë, po ju?” ishte diçitura e një fotoje ku ai ndihmohej nga Levandovski për t’u ngritur. Sigurisht që si rrallë herë vendos që të mos shkaktojë shumë polemika.
Italia do të ndeshet me Portugalinë në një takim shumë të vështirë me Portugalinë. Pas asaj paraqitjeje dhe kritikave me shumë mundësi Baloteli do ta nisë takimin nga stoli.