Shaqiri me dedikim të veçantë: Goli im, për malësorët!

Zvicra nuk u përmbajt në ndeshjen përballë Islandës duke fituar me rezultat tenistik 6-0. Helvetët morën tre pikët e para në Nations League, ndërsa Xherdan Shaqiri shënoi golin e tretë të ndeshjes. Sulmuesi i Liverpulit ka folur mbas ndeshjes, duke bërë një dedikim të veçantë për fitoren.

Para disa ditësh, ai, Xhaka dhe Litshtajner kërkuan ndjesë për gjestin e tyre, duke festuar me simbolin e shqiponjës në fitoren përballë Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke e parë ndeshjen nëpër male…”, shprehej 26-vjeçari para sfidës me Islandën, ndërsa mbas fitores ai ka komentuar: “Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *