Henrik Mkitarjan mund të humbasë ndeshjen kundër Karabakut në Europa League. Arsenali është në grup me skuadrën e Ansi Agollit, por mesfushori i avancuar ka një problem që lidhet me vizën për të shkuar në Azerbajxhan.
Mkitarjan është armen dhe mes vendit të tij dhe azerëve ka një konflikt të hapur, ndaj edhe viza mund të mos i jepet. Sigurisht UEFA do të bëjë ndërhyrjet e saj në rast se Arsenali do kërkojë me çdo kusht për ta pasur mesfushorin për këtë takim.
Gjasat janë të mëdha që Mkitarjan të mos udhëtojë fare drejt Azerbajxhanit, pasi diçka e tillë do ta tensiononte situatën. Duke parë që londinezët nuk e shohin problem kalimin e grupit, mund të sakrifikojnë dhe në transfertë me Karabakun të shkojnë pa mesfushorin armen.