Kosova U21 është gati për ndeshjen e radhës kundër Irlandës. Trajneri Rafet Prekazi ka përzgjedhur lojtarët që do të jenë nën urdhrat e tij prej datës 3 shtator, kur edhe do të grumbullohen.
Në listë janë përfshirë kryesisht elementë që spikasin në kampionatet e huaja, por ka edhe nga kampionati i Kosovës, edhe pse të paktë në numër. Shpresat e Kosovës me Irlandën përballen me datë 7 shtator.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Adem Jashari” të qytetit të Mitrovicës. Takimi nis prej orës 19:00. Një fitore do e ngjiste Kosovën në vendin e dytë për momentin. Por nuk duhet harruar se Irlanda ka dy ndeshje më pak, por dy prej tyre i ka me Gjermaninë kryesuese.
Kosova U21 i mbyll kualifikueset e Euro 2019 në transfertën me Izraelin dhe me dy fitore, atëherë skuadra e drejtuar nga Prekaz ka shanse për ta mbyllur e dyta në grup, sigurisht duke mbetur në pritje të disfatave të rivalëve, pasi edhe Norvegjia ka pikë të barabarta me Dardanët.