Mërgjyshi: Laçi lufton për lart, në Korçë nuk shkojmë për një pikë

Laçi ka bërë mjaft mirë në dy javët e para të kampionatit, pasi k mundur që të fitojë me Luftëtarin në shtëpi dhe të barazojë jashtë fushe me Kukësin. Java e tretë rezervon një përballje tjetër të fortë për skuadrën kurbinase, që do të sfidojë kampionët në fuqi të Skënderbeut.

Trajneri Artan Mërgjyshi është shumë i qartë në prononcimin e tij për “Supersport”, duke theksuar se ekipi i tij nuk shkon për barazim në Korçë. Sa i përket objektivave, numri një i stolit bardhezi është i sinqertë duke treguar se nuk ka një objektiv të deklaruar, por synimet janë për gjysmën e sipërme të tabelës.

“Vijmë nga dy ndeshje pozitive, sa i përket arritjes së rezultatit. Ne në çdo ndeshje nuk bëjmë dallim dhe kërkojmë pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë si për ne dhe për Skënderbeun”.

“Nuk është synimi ynë që të marrim një pikë. Kushtet janë komode sidomos në Korçë, ku mund të shprehesh mirë dhe e rëndësishme është që t’ia bësh maksimalisht hyzmetin. Rezultatet janë të treja në ndeshje. Nuk besoj se një barazim do të ishte i kënaqshëm. Në këtë moment që jemi duke pritur afrimet e reja, që nuk janë adaptuar akoma me skuadrën, dy prej të cilëve mund t’i provojmë këtë ndeshje, them se mund të quhet një rezultat pozitiv edhe barazimi”.

Laçi luftëtar? Meritë është e të gjitha atyre që kanë punuar këtu dhe sidomos e presidentit që në ADN-në e kësja skuadre ka futur grindën dhe besimin deri në fund. E kam thënë që në fillim, edhe pse jemi skuadër e re, ne kemi në ekip luftëtarë, që luajnë pa frikë ndaj çdo kundërshtari, që luajnë si të barabartë diçka që e treguan dhe në Europë. Është një ndihmë dhe një anë plus”.

“Objektiva të përcaktuara nuk ka, pasi presim ende lojtarë në merkato dhe na duhet të stabilizojmë skuadrën. Laçi është mësuar edhe përpara që ka megalitet fituesi, kërkon maksimumin në çdo ndeshje dhe është mësuar të shkojë në Europë dhe dashje pa dashje, pavarësisht kontingjentit apo ndryshimet objektivat janë për lart, edhe pse nuk kemi objektiv të përcaktuar qartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *