Futbolli është loja më popullore në botë dhe historitë që mund të shohësh, dëgjosh apo të lexosh janë shumë të ndryshme. Mund të jetë një nga rastet më të veçanta në botë ajo çfarë ka ndodhur në Afrikën e Jugut.
Pirates Orlando po luante në transfertë ndeshjen me Black Leopards, takim ky i vlefshëm për kampionat. Në minutën e 32-të Thamsanqa Gabuza bë protagonist për një serie ngjarjesh të çuditshme. Si fillim lojtari në fjalë harkoi një top nga e djathta dhe një prej mbrojtësve miq e shtyu pa dashur në portën e tij.
Festë e çmendur thua fitoi Kupën e Botës dhe në një moment bluza fluturon tek tifozët. Jemi në Afrikë, nuk ka më shumë se një fanellë dhe lojtari futet në dhomat e zhveshjes pa e menduar dy herë. Gjatë festës Gabuza kishte lënduar dhe gjurin dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte një skenar i kurdisur duke ditur pasojat që mund të kishte, por që në rastin konkret nuk u evituan.
Në fillimin e pjesës së dytë, më saktë kur kishte nisur ndeshja diku nga minuta e 52-të, lojtari rikthehet i dashur në stol. Menjëherë gjyqtari kryesor informohet nga ndihmësit e tij dhe afrohet tek lojtari në fjalë, duke i treguar kartonin e verdhë për shkak se kishte hequr bluzën. Pak sekonda më vonë gjatë bisedimit vjen kartoni i dytë se ishte larguar nga fusha pa leje dhe automatikisht merr dhe kartonin e kuq.
Gabuza menjëherë niset drejt dhomave të zhveshjes sërish, pa bluzë, pa shënuar gol, i dëmtuar (ndoshta) dhe me tre kartonë në 1 minutë të vetme. Një rast i çuditshëm sa humoristik aq dhe absurd. Për më shumë shikoni të plotë videon më poshtë.
MUST WATCH: Pirates’ Thamsanqa Gabuza was sent off in bizarre circumstances last night. ? pic.twitter.com/NipFwjfXn9
— SuperSport (@SuperSportTV) August 29, 2018