Zyrtare: Sheta i rikthehet futbollit, firmos me Dinamon  

Arian Sheta i është rikthyer futbollit të luajtur. Qendërmbrojtësi për herë të fundit kishte luajtur në Superiore me Korabin, por u largua që në shkurt, pa u mbyllur sezoni. Më pas provoi të luante për disa kohë në Holandë.

Në janar Erzeni i ofroi një vend në ekip, por mbrojtësi ishte i pavendosur. Tanimë ka vendosur të kthehet të luajë si profesionist dhe do e bëjë me fanellën e Dinamos. Sheta, tanimë 37-vjeç, do të jetë nën urdhrat e trajneri Igli Allmuça.

“Zyrtare. Arian Sheta afrimi i radhës në merkato. Mbrojtësi me eksperiencë, pas disa ditë bisedimesh ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe sezonin e ri do të mbrojë ngjyrat e 18 herë kampionëve të vendit. Më parë ai ka qenë pjesë e Tiranës, Partizanit, Teutës, Laçit e Korabit në Superligë”, thuhet në njoftimin e Dinamos.

https://www.facebook.com/fkdinamo.tirana/photos/a.228522865415/10160823971395416/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *