Korabi po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri dhe sot është zyrtarizuar afrimi i portierit Kadri Birja. Vjet ai ishte pjesë e Egnatias dhe tanimë do të mbrojë ngjyrat e dibranëve.
“Kadri Birja firmos për dy vite me Korabin. Gardiani 29-vjeçar pasi përfundoi fazën përgatitore me ekipin dhe mori konfirmimin e trajnerit të portierëve, Taulant Guma, sot gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit. Birja mëparë ka luajtur me Dinamon, Shkumbinin, Partizanin, Terbunin, Luftetarin dhe Egnatian në fund. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, njofton klubi dibran.
Një tjetër lëvizje është ajo e rinovimit të kontratës me mbrojtësin Elert Kalluci. Ky i fundit ka nënshkruar për dy vite.
“Elert Kalluci firmos për dy vite me Korabin. Mbrojtësi 30-vjeçar sot gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit dhe rinovoi kontratën për dy vitet e ardhshme. Klubi i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese dhe mbarësi në vijim”, shkruhet në njoftimin e Korabit.