Gjashtë pikë në dy ndeshje… Tre gola në dy ndeshje… Dita e bukur duket që në mëngjes thonë. Dhe, për Hulio Tavares nuk mund të mos jetë e mrekullueshme dita, pasi starti në Ligue 1 është i jashtëzakonshëm, duke lënë në hije dy “përbindësha” si Nejmar dhe Mbape, por edhe sulmues të tjerë “big”.
Sulmuesi i Dizhonit e priste prej një jete këtë moment, teksa mesatarja e sulmuesit të Kepit të Gjelbër, kapiten i formacionit të drejtuar nga Oliver Dal’Olio, ka qenë e mirë: 61 ndeshje dhe 22 gola, përpara startit sezonal.
38 në 123 ndeshje në Ligue 2. Një karrierë e ndershme për futbollistin e “Rouges”, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. i ardhur në Francë që në moshën 6 vjeç, në Dizhon luan nga viti 2012. Kapiten këtë vit, pas largimit të Sedrik Varault, është golashënuesi i Ligue 1. Sigurisht, momenti do të jetë i shkurtër, por sot Franca flet për të…