Ditë miqësoresh kjo e sotmja për ekipet e Kategorisë së Parë. Një të tillë kanë zhvilluar Shënkolli dhe Korabi. Trajnerët Alert Alcani dhe Dorian Bubeqi kanë pasur mundësinë të shohin më së miri gjendjen e ekipeve të tyre.
Fitues ka dalë Shënkolli me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi miqësor e ka realizuar Shkoza. Ndryshe nga takimi i luajtur në Shënkoll, në Maliq ka pasur katër gola.
Skuadra e Kategorisë së Dytë është përballur me Vorën, që këtë vit luan në të Parën. Fitore e thellë me katër gola, me sulmuesin Sejdini që gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Shënoi edhe mesfushori Emiljano Veliaj dhe sulmuesi Nuri.