Devolli është prezantuar i emocionuar pas ndeshjes duke folur për “Supersport” pas fitores në debutim dhe në “Selman Stermasi”, ndaj Tiranës.
Trajneri i Kamzës ishte tejet i emocionuar dhe në fushë, pas golit, festoi “alla Jurgen Klop”, duke bërë shenjën e pistoletave…
“Djemtë janë heronj. Dua të falënderoj jo vetëm ata, por edhe presidentin, drejtuesit dhe tifozët. Sakrifikojmë të gjithë dhe ky sukses nuk është aspak i rastësishëm. Kemi gjashtë javë që stërvitemi dhe që përgatitemi për këtë ditë”.
“Me sakrificë dhe punë arrihet çdo gjë. Si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Por, e kam thënë edhe më parë, duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë, gjithmonë. Kjo fitore është thjesht një ndeshje, puna duhet të vazhdojë”.
“Nuk kam thënë kurrë jam i kënaqur me barazim. Do të shohim ndeshjen dhe duhet të zbresim në fushë për të luajtur në maksimum. Nuk jam i kënaqur as në stërvitje kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ky rezultat ndoshta për ju duket i çuditshëm, por për mua jo”.
“Luanim ndaj një ekipi të madh, si Tirana, që vinte nga Kategoria e Parë dhe donte të prezantohej mirë përpara tifozëve”.
“Duhet të kemi vetëm durim, sepse kemi ndërtuar një ekip me merak. Harmonia është e rëndësishme. Kemi elementë cilësorë”.
“Rezultatin nuk e dimë dot ne, por ai lart. Ne duhet t’I bëjmë hyzmetin”.