Flamurtari nuk rrezikon me Kalenë, braziliani “peng” i Kukësit

Një ndër çështjet e nxehta të këtij fillim sezoni është ajo e Flamurtarit dhe brazilianit Elton Kale. Lojtari u mor nga skuadra e Kukësit. Shtatshkurtri pretendon se nuk ka kontratë, por ndryshe mendojnë verilindorët që e mendojnë nën kontratë Kalenë.

Precedenti ka shkuar në FSHF në dhomën e zgjidhjes së konflikteve aty ku do të ndahet gjithçka. Flamurtari kërkon miratimin e Federatës për të lejuar futbollistin të luajë për bregdetarët, ndërsa Kukësi kërkon kthimin e lojtarit.

Situata me futbollistin është e ashpër dhe ka shumë kleçka. Nuk dihet se si do të shkojë, por Flamurtari nuk ka ndërmend të rrezikojë ndonjë penalizim dhe gjobë të majme. Të shohim dhe të presim se si do të zgjidhet kjo çështje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *