Në futboll ndodhin mrekulli dhe të gjithë ata që janë të apasionuar pas këtij sporti kanë qenë në jo pak raste dëshmitarë të përmbysjeve të çmendura. Shkëndija synon që të bëjë një mrekulli sot në arenën “Luigji II”, pasi do të tentojë që të zhvlerësojë fitoren 3-0 të Salburgut në ndeshjen e parë, të zhvilluar një javë më parë.
Do të jetë një mision mjaft i vështirë, pasi kampionët e Austrisë kanë mjaft cilësi dhe dominuan në ndeshjen e parë. Të besuarit e Qatip Osmanit do të provojnë të marrin një rezultat pozitiv sot.
Një skemë mjaft sulmuese nga ana e tetovarëve, që udhëhiqen si gjithnjë nga dyshja Emini-Ibraimi. Kujtojmë që dhe nëse merr fund aventura në Champions League, kuqezinjtë do të luajnë në turin “play-off” të Europa Leagues-s me fituesen e çifti Kork Siti-Rosenborg.