Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, ka folur për “Supersport” pas ndeshjes dhe trofeut të fituar nga Skënderbeu.
Si është ta nisësh me trofe?
Kur nis me një trofe si Superkupa është edhe shumë mirë nga ana psikologjike. Në këtë moment ishte për moral dhe vazhdimësi.
Pse në tribunë dhe jo në fushë?
Ishte menaxheri në fushë… Më zëvendësoi shumë mirë.
Besoni te Shehi në të ardhmen?
Duke e njohur nga afër shumë, se si punon dhe se sa serioz, në këto 9 vite, di ta marrë një impenjim ashtu si duhet. E kam ndjekur dhe parë më vemëndje. i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i madh. Nuk jam nga ata që bëj eksperimente dhe Gesi do të ketë gjithë kohën e duhur. Shpresoj që si Gesi, ashtu edhe Bledi Shkëmbi, të bëjnë rrugë. Do të ndihem mirë, sepse më pas do të thuhet se Skënderbeu nuk është vetëm shkollë lojtarësh, por edhe trajnerësh.
Bregu?
Ka treguar vlerat e tij. Nuk u mor më kot te Skënderbeu. Por, kushdo që është këtu dhe aktivizohet, nuk është se janë rastësisht, por mendoj që është momenti të shpërthejnë dhe marrin gjërat përsipër.
Të vjen keq që nuk jeni në Champions dhe keni lajme nga KAS?
Normal që të vjen keq që nuk jemi në Europë. Verën e kaluar kemi bërë arritje të madhe. Të mos harrojmë që nuk është dënua vetëm Skënderbeu, por Shqipërisë i është hequr kampioni dhe koefiçienti i kampionatit bie. Njësoj sikur të heqësh Bajernin dhe mos bjerë Gjermania…
Osmani?
Eshtë ende i Skënderbeut, mund të them, virtualisht. Osmani e sheh veten te Teuta për momentin.
Rivali për titull, cili mund të jetë?
Duhet të presim dhe të shohim. Ka shumë skuadra, por tifozët duhet edhe t’I shohin. Kërkoj që mediat ose tv t’I japë jehonë edhe miqësoreve, të trasmetojë ndeshjet. Shkrimi është gjë tjetër, pamja është tjetër…