Valon Behrami i ka dhënë fund me përfaqësuesen e Zvicrës dhe për të kanë nisur interesimin shumë media. Sigurisht që kur vjen fundi i Kombëtares nisin dhe rrëfimet për karrierën, pasi largimi nga përfaqësuesja është një sinjal se edhe futbolli i luajtur po i shkon drejt fundit.
Behrami, në një intervistë së fundmi ka treguar për jetën e tij, duke nisur që nga koha kur kishte qenë fëmijë. Një rrëfim që tregon vuajtjet që kishte hasur në Kosovë gjatë luftës, por dhe vështirësitë që kishte pasur në fillimet e tij në Zvicër.
Behrami tregon se si ka nisur në të merret me këtë sport, teksa e pranon se mund të kishte qenë dhe atlet, pasi në një ndeshje futbolli në shkollë, ai kishte shënuar dy gola vetëm se kishte qenë i shpejtë. Më poshtë keni dhe rrëfimin e Behramit!