Më në fund… Rej Manaj! Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka qenë protagonist sonte përballë Levanten së Sadikut (që mungoi pasi dihet tashmë se do të kthehet pas gjashtë muajsh, si pasojë e dëmtimit dhe operacionit).
I aktivizuar në minutën e 67-të të ndeshjes, teksa Levante po fitonte 1-2, sulmuesi shqiptar ka realizuar pasi portieri ka grushtuar një top të goditur nga shoku i skuadrës së kuqeziut.
Sakaq, duke qenë që bëhej fjalë për një trofe, pas barazimit 2-2, Manaj ka realizuar edhe 11-të metërshin e tij. Megjithatë, gabimet e shumta i kanë dhënë trofeun Levantes