Ka ardhur dhe reagimi nga ana e klubit të Kukësi, që ka zbardhur situatën ashtu siç u raportua pak më herët. Verilindorët theksojnë se kanë kërkuar që ndeshja të shtyhet, pasi është njoftuar se për katër futbollistë nuk është e mundur pajisja me viza.
Vetë klubi ka njofton se po bëhet çmos që kjo situatë të zgjidhet, duke treguar se janë angazhuar shumë instanca për të çuar në zgjidhjen e këtij problemi.
Situatë shumë e ndërlikuar, duke marrë parasysh që ndeshja do të luhet të enjten. Klubi në fund thekson se me këtë veprim po dëmtohet i gjithë futbolli.
GJEORGJIA NUK JEP VIZA PËR LOJTARËT E KUKËSIT
“Ju njoftojmë me shqetësim të madh se ndeshja e parë e Turit të Tretë të Europa League, që luhet me datë 09/08/2018 ne orën 21:00 në Bilisi midis Torpedo (Gjeorgji) dhe Kukësi (Shqipëri) rrezikon të dështojë për shkak se katër lojtare të ekipit tonë të formacionin nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane, konkretisht Fait Regiinaldo, nga Mozambiku, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Me të mësuar përballjen me Torpedo, që nga Azerbaxhani, kur u njohëm me kundërshtarin, kemi hyrë në kontakt me ekipin e Torpedos, ku ju kemi dërguar nacionalitetet e lojtarëve për pajisjen me viza.
Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhuri me klubin pritës dhe konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vëne në dijeni Ministrinë e Jashtme Shqiptare, delegatin e UEFA-s që të na ndihmojnë, në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, deri tani në orën 17:00 ku na njoftojnë që është e pamundur.
Nisur nga kjo situatë ne kërkojmë që nga klubi pritës, federata, autoritetet gjeorgjiane dhe UEFA që kjo ndeshje të mos dështojë. Sepse ngelen katër lojtare që nuk udhëtojnë me ekipin, ku të gjitha masat janë marrë që nga udhëtimi, akomodimi në hotel dhe së 21:00 drejt Gjeorgjisë pa këta lojtare.
Është dërguar e gjithë plani i veprimeve në hotel ekipin mik dhe delegatin. Ne po kërkojmë dhe po shohim mundësinë që në rast të mos dhënies së vizave për këta lojtarë ndeshja të shtyhet dhe përgjegjës të jetë klubi organizator. Futbolli është për ti bashkuar njerëzit jo për ti ndarë. Ky gjest e dëmton futbollin dhe fair-play”.
Mua me duket se pergjegjesia eshte e Kukesit. Nuk eshte hera e pare qe skuadrat shqiptare nuk vleresojne rregullat. E haruat vjet lojtarin e SKenderbeut Xhejms Ademi. qe u kthye ne aeroport mbasi nuk kishte dokumentat ne rregull? Pse gazetari duhet ta quaje vendimin e Gjeorgjise absurd qe nuk lejon lojtaret me pasaporte kosovare sepse nuk njeh shtetin e Kosoves? Absurde jemi ne qe nuk njohim rregullat, prandaj mendoj se faji mbetet ne porten tone.