Eliminimi në raundin e dytë kualifikues të Champions League kundër Karabakut është harruar tashmë. Kukësi i është rifutur punës dhe po përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Torpedos, e vlefshme për turin e tretë të Europa Leauge.
Trajneri Cungu mendoi mirë duke i lënë dy ditë pushim djemtë e tij, duke qenë se transferta në Baku ishte e lodhshme në çdo aspekt dhe mërzia e eliminimit nga Champions mund të ndikonte psikologjikisht edhe në forcat në stërvigtje, kështu që sot rinisi gjithçka.
Dita e sotme ka qenë më shumë e bazuar në një nxehmje, teksa stërvitja është drejtuar nga dyshja Cungu-Hallaçi.
Vrapime të lehta, pasime dhe sidomos situate loje. Grupi ishte i plotë dhe i veçuar u stërvit vetëm kroati Dino Spehar, që ka një dëmtim në gju. Ai do të mungojë në sfidën e parë ndaj Torpedo Kutaisit, edhe pse stafi mjekësor po bën më të mirën që të rikuperojë për ndeshjen e dytë.