“Zgjohet” Gjilani, prezaton dy të huaj!

Kampionati kosovar do edhe pak të nisë, teksa Gjilani sivjet po përgatitet edhe më fort, aq sa sot ka prezantuar dy futbollistë të huaj. Bëhet fjalë për dy futbollistë, Trevin Sezar dhe Maurisio Zhoze Marinjo, që kanë arritur akordin.

Sezar ka luajtur edhe me kombëtaren e Trinidad Tobagos dhe është sulmues. Ai ka luajtur 20 ndeshje dhe 3 gola. Ai ka luajtur në SHBA, me disa skuadra, ndërsa sezonin e shkuar ishte te Svaj Rieng.

Maurisio vjen nga kampionati Brazilian, mbrojtës shtatlartë. Karrierën e tij si futbollistë e ka realizuar në vendlindjen e tij ku pati paraqitje në ekipe të ndryshme. Vitin e fundit vishte fanellën e Esporte Klube Demokrata nga Brazili, kategoria e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *