Ze Maria, trajneri i Tiranës, ka folur pas ndeshjes për mediat, duke analizuar humbjen, që vjen pasi Tirana ishte shfaqur mirë në dy ndeshjet e shkuara… “Ishte e vështirë, Prishtina e nisi me vrull. Gabuam dhe e pësuam. Kemi dy javë kohë për të gjetur ato balanca që nuk kishim në 30 minutat e para të lojës.
“Ndryshuam disa herë skemën. Kam lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Pavarësisht ndryshimeve, mendoj se do bazohemi në dy skema fikse në të ardhmen”.
“Lika ka një problem me shpinën. Ka bërë kontrollet e duhura dhe shpresojmë të jetë gati sa më shpejt”.
Më pas në lidhje me merkaton dhe skuadrën, trajneri bardheblu tha: “Kam 25 lojtarë, mendoj se na duhet një portier dhe një sulmues. Do takohem me presidentin nesër për të folur. Do ishte mirë ta kishim edhe një sulmues”.
“Në bisedat që kemi pasur me presidentin, kemi pasur në mendje një numër 9. Majkell ka një kohë të gjatë që mungon. E bën edhe Junus sulmuesin kryesor, por nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk vjen një sulmues. Do jemi gati për ndeshjen e parë të kampionatit”.