Trajneri Mirel Josa do të ndeshet kundër Tiranës në një miqësore me ekipin e Prishtinës. Bardheblutë do të presin ekipin tjetër kryeqytetas në një sfidë miqësore prej orës 20:00. Takim që i shërben të dy skuadrave për t’u konsoliduar.
Interesante do të jetë pritja që do t’i bëhet Mirel Josës nga publiku dhe stafi i Tiranës. Ky i fundit ishte trajnerit “fatkeq” që rrëzoi 24 herë kampionët nga Superiorja duke mbajtur mbi shpatulla një barrë të madhe.
Josa la ekipin pas rënies nga Kategoria dhe u largua drejt Prishtinës. Ai do të kthehet në Tiranës, si kundërshtar tashmë dhe me një ekip që u ngjit sërish në Superiore. Nuk do të ketë një pritje shumë të dashur për të.