Sulmuesi Armando Sadiku po kalon një moment mjaft të errët në karrierën e tij. Elbasanasi nuk ka gjetur qetësi që nga largimi i tij nga Lugano. 27-vjeçari kaloi te Legia e Varshavës pa sukses, ndërsa nuk gjeti veten as në kampionatin spanjoll me ekipin e Levantes.
Shqiptari dështoi në sezonin e tij të parë, por të njëjtën gjë bëri dhe në përgatitjet parasezonale. Lojtari nuk arriti që të binte trajnerit Pako Lopes që ia ka bërë të qartë se nuk e ka në plane, por tani ka marrë dhe një goditje shumë të rëndë.
Ai u dëmtua në fazën përgatitore që zhvilloi skuadra e tij në Holandë. Futbollisti e pësoi në gju dhe duket se e ka dëmtuar keq. Flitet për një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë që mund të drejtojë sulmuesin drejt operimit.