Nga Shkëndija te Kamza, flet Olsi Teqja

Vetëm pak kohë pasi mbylli aventurën te Shkëndija e Tetovës, Olsi Teqja u rikthye në Kategorinë Superiore. Pas firmës dhe prezantimit te Kamza, 30-vjeçari tregoi edhe arsyet që e bindën ti bashkohej projektit.

“Erdha këtu sepse e njoh pjesën më të madhe të ekipit. Kam patur edhe oferta të tjera, por këtu kam mundësi të përfshihem plotësisht në projekt”, tha mbrojtësi, që mund të përdoret si “xhol” nga trajneri Devolli. Teqja shtoi: “Dua të luftoj me skuadrën për të arritur objektivat, edhe pse do të jetë një sezon i vështirë”.

Lojtari polivalent foli edhe për largimin nga Shkëndija e Tetovës, pas sezonit historik ku fitoi titullin dhe Kupën e Maqedonisë. “Me Shkëndijën nuk gjeta gjuhën e përbashkët për termat financiarë, pasi klubi ma ofroi rinovimin e kontratës”.

Në fund, Teqja dha edhe një qëndrim rreth faktit se, te Kamza kanë pritshmëri të mëdha ndaj tij, edhe prej eksperiencës që ka. “Nuk e konsideroj veten lider, por do të jem pjese e skuadrës, e cila duhet të luajë e bashkuar”, tha mbrojtësi, i cili tregoi se është përfshirë menjëherë në projektin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *