Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ndodhet në Amerikë pranë familjes së tij. Zyrtari i të kuqve nuk është afër ekipit dhe kjo ka ndikuar dhe në vonesën e përgatitjeve të “demave”. Merkatoja ka ngecur duke mos ecur me ritme të shpejta, ndërsa trajneri Skënder Gega po stërvit skuadrën në Elbasan.
Rama ndodhet në Amerikë, por nuk ka shijuar vetëm pushimet, pasi dhe ka punuar. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije për “Sport Ekspres” se drejtori ka siguruar afrimin e një futbollisti. Fjala është Dilli Dukën.
Mesfushori ishte një nga dëshirat e trajnerit Skënder Gega. Rama ia ka plotësuar këtë dëshirë teknikut të tij, pasi Duka do të kthehet në Shqipëri së bashku me drejtorin e “demave”. Ai ka eksperiencë në futbollin amerikan, por nuk është i pëlqyeshëm fakti se afrimi i tij me klubin do të bëhet kaq vonë.