Konor MekGregor është rikthyer dhe tashmë dëshiron të rifitojë titullin UFC në peshat e lehta.
Ish-kapiteni i botës në dy pesha, të cilit iu hoqën titujt për shkak se nuk mbrojti asnjërin rrip dhe preferoi të eksperimentonte duke zhvilluar një ndeshje milionere në boks, do të sfidojë pasardhësin e tij në fron, rusin e pamposhtur Habib Nurmagomedov, më 6 tetor në Las Vegas.
THE FIGHT IS ON!@TeamKhabib vs @TheNotoriousMMA Oct. 6 in Las Vegas at #UFC229! pic.twitter.com/GHNzmj4eWY
— #UFC227 (@ufc) August 3, 2018
Bëhet fjalë për një sfidë të pritur me interes të jashtëzakonshëm dhe që është ndezur me kohë, sepse para pak muajsh MekGregor dhe anëtarë të stafit të tij sulmuan një autobus ku ishin Nurmagomedov dhe luftëtarë të tjerë të UFC.
MekGregor përfundoi në polici me 12 akuza, por ia ka hedhur paq, duke u këshilluar të ndjekë kurse për administrimin e nervave dhe punë në komunitet.
Tani irlandezi kërkon një titull që nuk e humbur kurrë, ndaj është superstrada e dy të pamposhturve.
Honey I’m home pic.twitter.com/Mx1fJLKLmX
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) August 2, 2018