Molde rezultoi një kockë shumë e fortë për skuadrën e Laçit, që u mund dhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-0. Skuadra norvegjeze realizoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 5-0, pas triumfit 3-0 në shtëpi. Në të 41-ën ishte Radas që ndali në mënyrë të parregullt një prej mbrojtësve miq dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Aursnes nuk gaboi duke kaluar të tijtë në avantazh. Vetëm pak minuta më vonë ishte Strand ai që shënoi golin e dytë, duke vulosur dhe rezultati e kësja ndeshje.
Kurbinasit tentuan që të paktën të shënonin një gol në fraksionin e dytë, por tentativat e Uzunit dhe rasti i Bushit nuk mjaftuan për të bërë tifozët e pranishëm në stadium që të gëzonin. Molde ishte një kundërshtar mjaft i fortë, që mund të kishte shënuar dhe gola të tjerë, por dhe paraqitja e Selmanit ishte e kënaqshme.
Laçi nuk arriti që të bënte surprizën si në raundin e parë me qipriotit e Anorthosis, edhe pse rezultati i ndeshjes së parë linte shumë pak vend për besim. Skuadra e Laçit tani do të mendojë për ndeshjen e Superkupës me Laçin.
EUROPA LEAGUE
RAUNDI I DYTË KUALIFIKUES, NDESHJA E KTHIMIT
LAÇI 0-2 MOLDE (0-3)
Shënues: Aursnes 41′ (pen), Strand 45′