Zhvillime tek Izraeli, kundërshtari i Shqipërisë në Nations League. Madje me ta kuqezinjtë përballen që në fillim të muajit shtator, konkretisht me datë shtatë. Prej disa kohësh kishin mbetur pa trajner dhe alternativat kanë qenë disa, por tanimë është vendosur gjithçka dhe dilemat kanë marrë fund.
Do të jetë austriak Andreas Herzog ai që do të marrë drejtimin e Izraelit dhe njoftimi ka ardhur nga federata e futbollit e këtij vendi. Tekniku nuk ka një karrierë të pasur si trajner. Ai ka qenë ndihmës-trajner tek Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si trajner i parë ka drejtuar Shpresat e Austrisë dhe USA U23, ndërkohë që tanimë i besohet stoli i Izraelit. Si lojtar ka arritur të luajë me Bajernin e Mynihut dhe Verder Bremenin në Gjermani. Në vendin e tij ka qenë pjesë e Austrisë së Vjenës, ndërkohë që e mbylli me futbollin e luajtur në vitin 2004 te Los Anxheles Galaksi.
“Është një nder i madh dhe një mundësi e mrekullueshme për mua të drejtor Izraelin si trajner. Jam i sigurt që do të kem mbështetje të plotë, ndaj unë mund të kontribuoaj për ta çuar përpara ekipin”, u shpreh Herzoger, i cili zëvendësoi Elisha Levin, i cili ishte larguar që në muajin tetor, për shkak se dështoi ta kualifikonte Izraelin në “Rusi 2018”