Ka pasur shumë paqartësi deri më sot në lidhje me ndeshjen e kthimit mes Karabakut e Kukësit, nëse do të transmetohej në ndonjë nga televizionet shqiptare.
Kjo për faktin se nuk varet asgjë prej nesh, por së pari duhet që ndeshja të transmetohet nga një televizion vendas dhe më pas të gjendet marrëveshja financiare për blerjen e së drejtës, pa harruar aspektet teknike në fund, për të mundësuar sinjalin satelitor.
Gjithsesi, RTSH ia ka dalë mbanë, sepse sot ka njoftuar se ndeshja mes kampionëve azerë dhe nënkampionëve të Shqipërisë do të transmetohet direkt në RTSH dhe RTSH SPORT prej orës 19.00.